AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Pezullimi i policëve të cilët qëlluan mbi kriminelët, nesër protestohet në këtë qytet shqiptar

Një protestë nga një grup qytetarësh të Gjakovës është paralajmëruar të mbahet të mërkurën prej orës 10:00, para stacionit të Policisë në Gjakovë.

Protesta është thirrur për siç thuhet të mbrohet puna dhe dinjiteti i Policisë.

Protesta është thirrur pas vendimit skandaloz të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoriatit Policorë të Kosovës për pezullimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, raportojnë mediat kosovare.

Vendimi i Drejtorisë së Policisë për të pezulluar policët që kryejnë punën e tyre dhe arrestojnë grabitësit, ka ardhur në kohen kur grabitjet e armatosura dita-ditës po kthehen shqetësim për shoqërinë në Kosovë.

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *