Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Mbështeste kauzat e drejta”, Petrit Beci: Misioni i Fax-it vazhdon, Kasem Hysenbelliu krijoi një familje të madhe

Drejtori ekzekutiv i Fax news Petrit Beci, e ka quajtur periudhën më të mirë të karrierës së tij bashkëpunimin me presidentin Kasem Hysenbelliu, i cili që prej mëngjesit të sotëm nuk jeton më. Beci u shpreh se presidenti Hysenbelliu dinte të sillej me njerëzit, ndërkohë që mundi të ndërtonte një media të pavarur e të ishte pranë njerëzve të ndershëm, e duke qenë njëherësh në opozitë më të gjitha palët.

“Është një ditë shumë e vështirë, fatkeqësisht kjo sëmundje shumë e keqe nuk po pyet për asgjë. Është një lajm shumë i hidhur, unë kam vite që njihem me të ndjerin, pavarësisht periudhës së vështirë të këtij bashkëpunimi. Zoti Kasem dinte të sillej me njerëzit, falë edhe eksperiencës së gjatë në fushën e mediave, pavarësisht se e ka nisur shkollimin e tij si ushtarak, dhe më pas si matematicien dhe jursit.

Fax News është një media që punon në mënyrë të ndershme, asnjë lajm nuk jepej pa u konfirmuar, një nga armët e forta kanë qenë dhe transmetimet live të të gjitha problematikave, një media opozitare me të gjitha palët, me transmetimin pafund të dy kauzave të mëdhaja siç ishte Unaza dhe Teatri, sepse në fund të fundit ishin duke u mbështetur kauza të drejta. 

Ka bashkëpunuar me stafin në mënyrë korrekte, me një staf të ri, që Faxi të mos ishte vetëm një media solide, por njëkohësisht të ishte një shkollë për përgatitjen e gjithçkaje që ka një media. Kjo ngjarje shumë e rëndë është një humbje në përgjithësi për të gjithë mediat shqiptare”, u shpreh Beci.

Sa i takon virusit që i mori jetën, Beci kujtoi se presidenti Hysenbelliu ishte nga të parët që respektonte me përpikmëri të gjitha masat kundër koronavirusit, ndërsa përsëriste këshillat për të gjithë stafin.

“Unë kam komunikuar deri në momentet kur do të nisej jashtë vendit, në radhë të parë komunikoja për shëndetin e tij, dhe më pas për ndonjë problem që ai mund të kishte, kam mbajtur komunikim me Kevin me të birin, jemi përpjekur që mungesa e tij në këtë periudhë katër javore të mos ndihej. Unë jam i fundit nga stafi që e kam takuar, por kujdesi që tregonte realisht ka qenë goxha i madh, aq më tepër dhe vetë ka qenë një njeri shumë i kujdesshëm, ishte një nga personat që ruhej më tepër, jepte porosi pafund. Por kjo është një pjesë që nuk e kemi ne në dorë”, tha Beci.

“Presidenti i Faxit e konsidentonte stafin një familje, është një familje jo e vogël. Për më tepër kohët e fundit ai nisi që të afronte figura, për të hapur disa programe, të cilat shikuesit i kanë parë, dhe do vazhdojmë që të nxjerrim emisione të tjera. Do të vazhdojmë punën ne Fax me devotshmëri, ashtu siç e kishte krijuar dhe ndërtuar presidenti i saj, derisa kjo flamë e mori.

Ne do të vazhdojmë punën, në emër të stafit ne i bëjmë një homazh pikësëpari familjes së tij, të cilës i ndodhemi sot pranë. Nuk mund të nxjerrim dot asgjë tjetër nga shpirti, përveç fjalëve pozitive”, u shpreh Beci.

Drejtori i Fax News shprehu bindjen se puna dhe misioni i lënë në gjysmë nga presidenti do të vijojnë.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.