Ish-kreu i FRESH në qytetin e Durrësit Ardit Kërtusha ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax neës, ku ka komentuar arsyet e tij se pse në 25 Prill ka kaluar me PD-në. Kërtusha tha se në PD ka shkuar pikërisht sepse i është hapur rruga të rinjve, dhe është forca politike që e kërkon integrimin në BE.
Sipas Kërtushës në PS janë shpërfillur të gjitha strukturat, dhe Durrësi do të jetë një nga qytetet që do të bëjë rotacionin e madh politik në vend.
“U largova nga PS për shkak të lidershipit të gabuar, si mund ta jepnim ne kontributin në PS në një kohë kurna shpërfillin. Rama bëri një shpërfillje totale të të gjitha strukturave. Partia Socialiste ishte një aset për Shqipërinë, por ajo që ndodhi me Rilindjen ishte një zhgënjim total, unë e kam provuar në kurrizin tim se çfarë do të thotë të jesh i sulmuar. Unë mendova fillimisht se problemi ishte Dako, por më pas u kuptua se peshku ishte qelbur vetë nga koka, nuk i interesonte se çfarë po ndodhte në PSnë e Durrësit. Bëri favorizimin e stablishmentit të neveritshëm.
Menjëherë pas zgjedhjeve të pushtetit qëndror ne duhet të bëjmë zgjedhjet për pushtetin lokal, pasi në Durrës është bërë një katrahurë e vërtetë. Unë i thashë zotit Basha, që shkova në PD vetëm sepse është një parti që u krijua nga rinia, klima e rënduar kanë bërë që rinia të largohet dhe të shkojë në rrugën e emigracionit. Rinia është ajo që bën ndryshime më të mëdha. Në PS ne nuk kishim një forum, që të rinjtë të përgatiteshin për të qenë politikanë të ardhshëm, nuk duan që tiu hapet rruga njerëzve të thjeshtë, ata duan të kontrollojnë të ardhmen.
Patjetër që ka ardhur momenti që të ketë një rrotacion, do të japë Durrësi një mesazh për të gjithë Shqipërinë, do ta përkthej zhgënjimin me një votë masive, u bëj thirrje të gjithëve që të ruajmë procesin e votimit. Ne do të jemi aty për të mbrojtur dhe vëzhguar atë proces, flitet për radha masive që njerëzit të mos dalin në votime, kjo do ti shërbente vetëm mazhorancës.
Hemoragjia nga PS është e dukshme në të gjithë vendin, jo vetëm në Durrës, këtu do jemi dhe do ta komentojmë rezultatin dhe pas zgjedhjeve. Ka ikur koha e fasadës, por tashmë ka ikur koha e saj, i iku boja shpejt, fasada shkërmoqet shumë shpejt.
Sot ne kemi nevojë për një lider normal, kaq, ne duam një lider normal që merre vendime për një Shqipëri normale“, u shpreh Kërtusha.
(E.K/Faxweb.al)