Besnikëria dhe ndershmëria janë cilësitë më të dëshirueshme për çdo njeri, sipas Ranker. Për fat të keq këto tipare janë shumë të vështira për t’u vënë re menjëherë kur shohim një person për herë të parë. Sipas një studimi, na nevojitet vetëm një e pesta e sekondës për të rënë në dashuri. Pas kësaj, kimikatet që nxisin euforinë lëshohen në tru dhe prekin 12 zona të tij. Bright Side ka zbuluar se cilat veprime apo karakteristika të burrave mund të tërheqin gratë menjëherë. Mund të mos pajtoheni me disa pika, por mos harroni se ato mbështeten tek shkenca. A jeni gati për të mësuar të vërtetën?
Bëjini vajzat të qeshin
Vajzat njësoj si burrat duhet të argëtohen. Sipas një studimi, një ndjenjë e mirë e humorit i ndihmon burrat të duken më krijues dhe inteligjentë. Ky fakt përkthehet në suksesin e një bashkimi mes tyre.
Prezantimi i vetes me status të lartë
Ndonjëherë dëgjojmë se paratë nuk janë çelësi i lumturisë, por rezultatet e këtij studimi janë mjaft interesante. Ata treguan se gratë preferonin meshkujt që shfaqeshin pranë objekteve të “statusit të lartë” (për shembull, apartamente apo makina të shtrenjta) në krahasim me ato të zakonshme.
Duken më të mëdhenj
Ka një thënie që burrat bëhen më të mirë me moshën. Pse? A duken më tërheqës me rrudha apo është një shenjë e mençurisë së tyre në sytë e vajzave? Tani më në fund kemi përgjigjen. Rezulton se tërheqja qëndron në një eksperiencë më të madhe jetësore që jep më shumë mundësi për të grumbulluar burime dhe për të fituar kontroll mbi ta.
Rrobat e kuqe
Rezulton se ngjyra e kuqe nuk është vetëm për gratë. Shkencëtarët thonë se ngjyra e kuqe ndikon dukshëm në interesin e grave ndaj meshkujve. Gjatë një studimi, gratë që panë burra në këmishë të kuqe, i konsideronin ata me status të lartë dhe më tërheqës.
Mjekra
Gratë preferojnë burrat me mjekër të plotë pasi përceptohen si prindër më të mirë./Class