Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përzgjedhja e superhetuesve në BKH, testimi fizik skualifikon 115 kandidatë, kush janë emrat që kalojnë në fazën tjetër

Byroja Kombëtare e Hetimit, përmes një njoftimi publik në faqen zyrtare, ka shpallur listën fituese të testimit fizik për aplikantët që aspirojnë pozicionin e hetuesit. (Lexo këtu listën fituese)

Në njoftim bëhet me dije se janë skualifikuar 115 kandidatë, ndërkohë që kalojnë në fazën e Testit të Esesë me shkrim 210 aplikantët e mbetur në garë.

Njoftim për kandidatët e kualifikuar në Testimin e Aftësive Fizike dhe mbi zhvillimin e Testit te Ese-së me shkrim:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Për të parë listën me kandidatët që nuk kaluan në fazën tjetër, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 3, bashkëlidhur.

Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.