Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Personeli mjekësor nuk ka pajisjet e duhura për tu mbrojtur nga koronavirusi”, reagon QKUM: Janë marrë masat e nevojshme!

Duke ju referuar deklaratës në rrjetet sociale të ekipeve të terrenit të urgjeneces paraspitalore të Tiranes, Faxweb publikoi lajmin se në rastet e rrezikut nga koronavisrusi personeli nuk ka pajisjet e duhura për tu mbrojtur.

Megjithatë QKUM e përgënjeshtron këtë deklaratë duke shtuar se personeli kaveshje të posaçme për të kryer vizita mjeksore.

Po ashtu shton se QKUM në bashkëpunim edhe me ISHP dhe OBSH, ka zhvilluar disa trajnime të të gjithë personelit, veçanërisht ekipet e terrenit të urgjencës paraspitalore, sesi të veprojnë në rastet e dyshuara me Koronavirus dhe se ku mund të marrin të gjitha veshjet dhe pajisjet e duhura për të bëre këto ndërhyrje.

“Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore, përgënjeshtron lajmin e publikuar në mediat FaxNews dhe ABCNeës se në rastet e rrezikut nga Koronavirusi, personeli mjekësor nuk ka pajisjet e duhura. Një gjë e tillë nuk është e vërtëtë, madje në disa raste të dyshuara, ku personeli është dërguar, ka pasur veshjet e posatshme për të kryer vizitën mjekësore e për të bërë transportimin e personit të dyshuar për analiza të mëtejshme. Madje, jo vetëm kaq, por QKUM në bashkëpunim edhe me ISHP dhe OBSH, ka zhvilluar disa trajnime të të gjithë personelit, veçanërisht ekipet e terrenit të urgjencës paraspitalore, sesi të veprojnë në rastet e dyshuara me Koronavirus dhe se ku mund të marrin të gjitha veshjet dhe pajisjet e duhura për të bëre këto ndërhyrje. Madje edhe vetë përfaqesues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë qenë present në ambjentet e QKUM, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre për Shqipërinë, për të fuqizuar gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj Koronavirusit. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme, për rastet që mund të paraqiten si të dyshuara me këtë virus.”- njofton QKUM.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *