Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Paris të Francës. Një mësuesi iu pre koka nga një prind pasi i tregoi studentëve karikaturat e Profetit Muhamed.
Sulmuesi u kap menjëherë nga policia dhe u qëllua nga efektivët që kishin qëllim ta arrestonin pasi i kërcënoi me armë duke bërtitur “Allahu Akbar”. Ka dyshime se sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, të ketë lidhje me ndonjë organizatë terroriste.
Në Asamblenë Kombëtare, deputetët u ngritën në këmbë për të nderuar mësuesin e vrarë dhe për të dënuar “sulmin e tmerrshëm terrorist”.
Ndërkohë po zhvillohet një gjyq në Paris në lidhje me një sulm xhihadist në vitin 2015 mbi revistën satirike franceze Charlie Hebdo, e cila ishte në shënjestër për botimin e karikaturave. Tre javë më parë, një Pakistanez sulmoi dhe plagosi dy persona jashtë ish zyrave të revistës.(A.M/Faxweb.al)