AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përpunonin dhe shpërndanin drogë, kapen “mat” dy të rinjtë në lokal

Dy persona janë arrestuar pasi përpunonin dhe më pas do të tregtonin kokainë në doza të vogla.

Shtetasit me iniciale J. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.

“Shtetasit e sipërpërmendur, në fshatin Karakullak, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh janë kapur në flagrancë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Njoftimi zyrtar:

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja”.

Sekuestrohet kokainë dhe disa peshore elektronike.

Në pranga dy persona që posedonin, përpunonin dhe do tregtonin lëndën narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal, në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh përpunohej një sasi lënde narkotike kokainë për t’u hedhur në treg, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale “Shqiponja” zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Përpunimi”, si rezultat i të cilit u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. H., 38 vjeç dhe K. Z., 24 vjeç, të dy banues në Karakullak, Bradashesh, Elbasan.

Shtetasit e sipërpërmendur, në fshatin Karakullak, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi K. Z., në rrugën dytësore Elbasan-Bradashesh janë kapur në flagrancë ndërsa po përpunonin në bashkëpunim me njëri-tjetrin lëndë narkotike të llojit kokainë, gati për shitje në treg.

Në kuadër të  këtij operacioni policor u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 30 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 3 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen e dozave të kokainës.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve“, e kryer në bashkëpunim.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *