Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me konfrontimin fizik të ndodhur në ambientet e brendshme të qendrës së numërimit në shkollën 1 Maji në Tiranë.
Sipas policisë cilësohet se ndodhi një përplasje mes vëzhguesve tëdhe numëruesve të votave, por pa specifikuar se të kujt force politike ishin vëzhguesit dhe a ishin ata të akredituar.
Në njoftim bëhet me dije se është bërë shoqërimi në komisariat i 8 personave në lidhje me këtë ngjarje.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.
Sherbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.
Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Kujtojmë se sipas Partisë Demokratike simpatizantët e PS-së në rolin e vëzhguesve port ë pa akredituar sulmuan fizikisht numëruesin e PD-së.