Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për RTV Dukagjinin ka komentuar situatën politike në Kosovë. Duke komentuar atë se çfarë po pretendohet sot në Kosovë, Berisha, tha se një nga shqiptarët që ka bërë tradhtinë më të madhe ndaj Kosovës është Enver Hoxha.
Ndërkohë Sali Berisha I pyetur në lidhje me mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka deklaruar se ky është një plan serb që nuk I djell asnjë të mirë Kosovës.
Ndërkohë ai duke iu referuar deklaratave të Thaçit për ndryshim të kufijve, Berisha shprehu keqardhjen e tij që ndërhyri aq drejtpërdrejt duke u deklaruar për kufijtë por në këtë situatë ai ishte I detyruar të ndërhynte pasi nuk mund të heshtë në një rast të tillë.
Nga ana tjëtër ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të ndalojnë copëtimin e Kosovës.
“Unë e kam respektuar udhëheqjen e Kosovës dhe nuk kam ndërhyrë, por nuk mund të heshtja për këtë. U bëj thirrje deputetëve të Kosovës ta ndalojnë këtë sepse kjo është zhbërja e Kosovës”, tha ndër të tjera Berisha.
“Është tregti e pastër. Tezat që dalin në Prishtinë thonë që më mirë të marrim Preshevën se ta humbasim dhe Preshevën dhe Mitrovicën. A ka gjë më anti-shqiptare se kjo?
Pazari është nja dy fshatra në Medvegjë. Presheva është një territor 261 km, një pjesë e dashur shqiptare, me rol të madh në historinë kombëtare. Presheva mund të mbetet nëse shqiptarët ndjekin një politikë si duhet.
Kam dhimbje të madhe, të marr haptas një pozicion të tillë, se kam preferuar heshtjen dhe durimin. Në një rast të tillë nuk mund të hesht, por kam vetëm një thirrje për deputetët e Kosovës, të mos lejohet të luhet me kufijtë e vendit të tyre. Kjo është zhbërje e Kosovës,” shtoi ai.
(B.H/Faxweb)