AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përplasja me Berishën, Bujar Nishani ka një këshillë për Hashim Thaçin

Ish-presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani duke iu referuar përplasjes mes Hashim Thaçit dhe Sali Berishës, ka deklaruar se presidenti i Kososvës do duhej që të merrte këshilla e jo të niste sulme ndaj atyre që kanë dalë kundër korrektimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Sipas ish-presidenti Nishani, Hashim Thaçi duhej të kërkonte ndihmë dhe këshilla e jo të niste sulme ndaj atyre që kanë dalë kundër korrektimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Duke iu referuar akuzave për Berishën ai u shpreh se këto teza ishion gatuar në kuzhinën e Beogradit.

‘Këto teza janë gatuar në kuzhinën e Beogradit’, është shprehur ish-presidenti Bujar Nishani në ‘Syri .net’.

Ish-presidenti tha se Berisha është politikani që ka marrë kosto personale për mbrojtjen e Kosovës.

Sipas Nishanit, që nga viti 1992 e deri më sot, Sali Berisha ka marrë kosto, sidomos kur ka mbrojtur çështjen e Kosovës. (B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.