Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përplasja me armë në Fier, VOA: Hetimet do të bëhen nga Krimet e Rënda

Në Fier specialistë të Krimeve të Rënda po kryejnë hetime për incidentin me armë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në spitalin civil të qytetit.

Policia e Fierit tha se pas konfliktit të dy familjeve pesë persona të plagosur po marrin ndihmë në spital ndërsa janë arrestuar edhe pesë vetë.

Burimet policore thanë se një person i armatosur hyri të shtunën mbrëma në repartin e urgjencës dhe hapi zjarr me armë ndaj një grupi njerëzish pas një grindjeje të dhunshme që kishte ndodhur pak orë para incidentit në spital.

Sipas policisë së Fierit grindja ndodhi në fshatin Levan rreth 8 km larg Fierit dhe disa persona më pas ishin drejtuar në urgjencë për ndihmë mjekësore.

Personi i armatosur ka mundur të hyjë në spital dhe të qëllojë me armë kundërshtarët e përfshirë në grindjen e dhunshme në Levan.

Spitali i Fierit tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Fierit konfirmoi se personi që qëlloi me armë zjarri ia ka marrë armën e sulmit një pjesëtari të policisë së Patrullës “Shqiponja” ./ VOA

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.