Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi ka mbërritur me urgjencë në KZAZ-në numër 30 në kryeqytet, ku vetëm pak minuta më parë ndodhi një përplasje fizike mes përfaqësues të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste.
Celibashi është ndalur për të marrë informacione mbi atë që ka ndodhur duke diskutuar me anëtarët dhe vëzhguesit e KQZ-së, për të dhënë dhe më pas një deklaratë për media.
Kujtojmë se në KZAZ-në nr.30 pati një konfrontim të ashpër fizik midis vëzhguesve dhe numëruesve, ku u shoqëruan në komisariat 8 persona.