Kompleksi i ‘Capitol Hill’ në ShBA u vendos të mbyllej për shkaqe sigurie ditën e sotme, pasi një person tentoi të thyente bllokadën veriore përgjatë ‘Avenue Avenue’.
Agresori pasi përplasi me makinën e tij dy oficerë policie, doli jashtë me një thikë në dorë, ku dhe u neutralizua nga rojet e sigurisë.
Të dy oficerët e plagosur u transportuan me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nuk dihen ende arsyet e sulmit, ndërkohë që hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të qëllimeve të agresorit.
National Guard now deployed around the US Capitol after car rams barrier at least one person shot, two officers injured. @nbcwashington pic.twitter.com/DxYqkEuq7m
— Mark Segraves (@SegravesNBC4) April 2, 2021