Fax News mëson detaje të reja nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në Durrë, ku një mjet përplasi dy efektivë të shqiponjave, që po lëviznin me motor.
Burime bëjnë me dije se policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.
Drejtuesi i automjetit është Shkëlzen Kraja, ndërkohë bëhet me dije se polici tjetër i plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës. Motori i policisë është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë janë plagosur dy efektivët me inicialet K..H., dhe A.K.
Mësohet se një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse për tjetrin ende dihet se si është gjendja e tij mirëpo është transportuar në Tiranë, te Trauma. Kolegët e policëve kanë shkuar të gjithë në spital për të ndihmuar duke dhuruar gjak.
Burime bëjnë me dije se efektivët e patrullës kanë qenë duke lëvizur me motor në momentin e përplasjes.