Felipe Melo ka luajtur për disa skuadra të njohura në Europë, si Fiorentina, Juventusi, Galatasarai, Inter, dhe Almeria. Prej dy sezonesh braziliani aktivizohet me Palmeiras.
Mesfushori njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës. E kemi parë shumë herë me ndërhyrje të rrezikshme gjatë ndeshjeve. Mesa duket 36-vjeçari vazhdon të jetë i njëjtë edhe në kampionatin brazilian.
Ditën e djeshme gjatë ndeshjes Palmeiras-Bahia, mesfushori ka bërë një ndërhyrje tjetër të rrezikshme ndaj kundërshtarit të tij.
Gjatë një dyluftimi në ajër, Melo ka goditur me bërryl kundërshtarin, duke e përplasur atë përtokë. Pas kësaj braziliani u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga arbitri. Shihni videon: