Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përmes Endri Fugës, a po e kap Edi Rama haptazi shoqërinë civile?!

Shoqëria Civile në vendin tonë përherë ka qenë nën akuza për lidhjet e saj sa me njërin krah të politikës me krahun tjetër.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme disa anëtarë të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Midis katër emrave të emëruar në këtë detyrë është edhe këshilltari i kryeministrit për mediat, Endri Fuga.

Pyetja që ngrihet është e natyrshme në këtë rast: a po mundohet kryeministri Rama që të kapë në mënyrë të dukshme shoqërinë civile?!

Prej disa muajsh shoqëria civile ka mbajtyur peng ngritjen e institucioneve të vetingur duke qenë se nuk kishte paraqitur kandidatët e saj.

Në vendim qeveria sqaron:

“Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues të institucioneve të administratës publike qendrore, si më poshtë vijon:

–        Znj. Majlinda Dhuka;

–        Z. Endri Fuga;

–        Znj. Gelardina Prodani;

–        Z. Oltjon Muzaka”

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *