AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përmbytjet në Shkodër, fshatrat lidhen vetëm me mjete lundruese, banorët për Fax News: Kemi frikë të zgjohemi (VIDEO)

Niveli i uji në zonën e Shkodrës është rritur shumë për shkak të reshjeve dhe si pasojë ka bllokuar dy fshatra.

Gazetarja e Fax News, Emi Kalaja raporton se fshatrat Shirq dhe Darragjat komunikojnë me njëri-tjetrin vetëm me mjete lundruese.

Mësohet se në njësinë Dajc rreth 700 ha tokë ndodhen nën ujë.

Banorët i kanë bërë apel shtetit t’u përgjigjet për dëmet e shkaktuara.

Ata shprehen për gazetaren  e Fax News se kanë frikë të zgjohen në mëngjes.

“Të na përgjigjet shteti për dëmin. Kjo përmbytje ka ardhur e gjitha nga hidrocentralet. Po jetojme me frikën se si do zgjohemi në mëngjes,”- thonë ata.

Administrator i njësisë Dajc, Gjovalin Darragjati shprehet për Fax News se niveli i ujit është rritur shumë Brenda 24 orëve dhe banorët janë shumë të shqetësuar.

“Kjo periudhë që si rregull duhet të jetë lulëzuese është një shkatërrim për këto fermerë. Është e nevojshme shpallja e emergjencës dhe duhet subvencionohen nga shteti,”- tha Darragjati.

(F.M/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *