Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U përplasën me armë ditën e sotme, si nisi sherri mes dy shpërndarësve të drogës në Durrës (Detajet)

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burime për gazetaren e ‘FaxNews’, Kloida Gjuzi, bëjnë me dije se personi i plagosur me armë zjarri është Arbër Tivari.

Arbër Tivari është një emër jo pak i njohur për blutë e qytetit, pasi ai është arrestuar më parë për kanosje, shpërndarje lëndësh narkotike në sasi të vogla dhe armëmbajtje pa leje.

Arbër Tivari
Arbër Tivari

Autori i plagosjes me armë është identifikuar si Alket Buçpepa, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Alket Buçpapaj rezulton i dënuar më parë me dy vjet burg për armë mbajtje pa leje dhe është liruar më 20.01 2020.

Sipas dëshmitarëve, konflikti mes tyre ka nisur pasi Tivari i ka përplasur lehtë mjetin autorit të dyshuar, Buçpepa, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar para për dënim. Tivari ka refuzuar t’i paguajë dëmin Buçpepes, ndërsa ky i fundit e ka kërcënuar dhe është larguar për të marrë armën.

Ndërkohë burime nga policia thonë se Tivari dhe Buçpepe janë konfliktuar për punë droge, pasi të dy janë shpërndarës të lëndës narkotike.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjares.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.