Gazeta gjermane Bild ka publikuar një seri përgjimesh të Astrit Avdulaj, pjesë e klanit kriminal Avdylaj duke shpërbërë të gjithë sistemin e ngritur prej këtij të fundit dhe drejtuesve më të lartë të qeverisë qendrore dhe vendore në Sqhipëri ku janë përfshirë kryeministri Rama, Vangjush Dako, drejtues të PS, kryebashkiakë në Durrës e Shijak si deh deputetët.
Në një përgjim të publikuar nga Bild, pjesë e dosjes 339/1 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vend dëgjohet qartë ndërhyrja e Astrit Avdylaj tek votuesit e zonës Durrës Shijak, teksa u kërkon votën në këmbim “të kafes” si dhe u përcakton qartë se ai po m,bledh vota për Ilir Ndraxhin, kandidatin e PS-së për deputet për Durrësin
Përgjimi i Bild:
Astrit avdylaj: Hë vëllai si ia çove
Votuesi: Si je, a je mirë
Avdylaj: Nuk po me njef mu, po kur m’thu mu do ta jap votën, tashi smë njeh as telefonin
votuesi: Oooo, shefiii, Astriti
A je mirë lale
Avdylaj: Mirë mirë për zotin
Të kam marrë për votën që ta kesh për vete, mos ta fusin njeri e ta marrë vesh Gon Duka (5 sek nuk dëgjohet asgjë nga zhurmat) Ne jemi për PS-në për Ilir Ndraxhin…
Dëgjo, se ti nuk je i vetmi që njoh nga Avdulajt. Me Çimin Niçen. Gjithmonë kam qenë me ju.
A: Faleminderit shumë. Desha me fol dhe më vëllain tat, Jarin
Votuesi: Me Jarin?…E mirë i them unë
Avdylaj: Po desha me fol dhe vetë me Jarin, po dhe do folim ,e kupton vetë ti se kafja është (e ka fjalën për pagesën për votën).
Rrofsh kur ke kohë tri me pi kafe
Votuesi: Kur të dush ti, unë në shpi jam…