Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Përgjigjet e çuditshme shkencore: Pse nuk i kemi takuar ende alienët

Sot, shkencëtarët e dinë që ka miliona, ndoshta miliarda planetë në univers që mund të zhvillohet jeta

Pra, në historinë kaq të gjatë të gjithçkaje, përse asnjë nga këto krijesa nuk ka bërë hap të takohet me njerësit?

Ndoshta mund të jetë arsye pasi universi është thjesht shumë i madh për të përshkuar. Mund të ndodh që alienët na injorojnë me qëllim. Ndoshta çdo civilizim në rritje është i dënuar në mënyrë të pakthyeshme të shkatërrojë veten.

Këtu janë përgjigjet e çuditshme, që shkencëtarët kanë propozuar për këtë paradoks.

Alienët fshihen në oqeanet nëntokësore

Nëse njerëzit shpresojnë të bisedojnë me alienët, atëherë do duhet ta dinë se ata janë të bllokuar në oqeanet sekrete, dhe të futur thellë brenda planeteve të ngrirë. Oqeanet nën sipërfaqe të ujin të lëngshëm, nën hënat e shumta në sistemin tonë diellor mund të jenë të zakonshme në Rrugën e Qumështit.

Fizikani i NASA’s, Alan Stern mendon se botët klandestine të ujit si këto mund të sigurojnë një fazë të përsosur për evoluimin e jetës, edhe nëse kushtet sipërfaqësore jo-mikpritëse dëmtojnë ato bimë.

Kjo është e shkëlqyeshme për alienët, por gjithashtu i bie se ne nuk do jemi në gjendje t’i zbulojmë ata.

Alienët ndodhen në ”Super-tokat”

Në astronomi ky term i referohet një lloji të planetit 10 herë më të madh se Toka. Sondazhet e yjeve kanë shfaqur zhurmë nga këto botë që mund të kishin kushtet e duhura për ujë. Kjo do të thotë se jeta mund të zhvillohet në super Tokë dhe në të gjithë universin. Për fat të keq, ne nuk do t’i takojmë kurrë këta ”të huaj”. Sipas një studimi të botuar në prill, një planet me 10 herë në masë të Tokës do të kishte gjithashtu një shpejtësi shpëtimi 2,4 herë më të madhe se ajo e Tokës – dhe tejkalimi i asaj tërheqje mund të bënte lëshimin e raketave dhe udhëtimin në hapësirë ​​gati të pamundur.

Ne jemi duke kërkuar në vendet e gabuara ( të gjithë alienët janë robotë )

Njerëzit shpikën radion rreth vitit 1900, ndërtuan kompjuterin e parë në 1945 dhe tani kanë biznese të cilat janë të afta për të bërë milarda llogaritje për sekonda. Inteligjenca artificiale në tërësi mund të jetë e drejtë, dhe kjo është arsyeja kryesore për të kërkuar alienët. Ta themi më thjeshtë: duhet kërkuar makina, jo njerëz ngjyre jeshile.

I kemi takuar por kemi qenë të pavëmendshëm

Në një studim të vogël, studiuesit u kërkuan 137 personave të shikojnë fotografitë e planeteve të tjerë dhe të skanojnë imazhet për shenja të strukturave të huaja. I fshehur mes këtyre pamjeve ishte edhe një njeri me kostum gorille. Ndërsa pjesëmarrësit po kërkonin atë që e quanin imagjinare, vetëm 30% e tyre vunë re gorillën.

Në realitet, alienët me siguri nuk duken si majmunët, ata nuk mund të zbulohen lehtë. Por çfarë na tregon ky studim? Në thelb, imagjinata dhe hapësira jonë e vëmendjes kufizojnë kërkimin tonë për jashtëtokësorë.

Njerëzit do i vrisnin alienët ( ose i kanë vrarë )

Sa më afër gjetjes së tyre, aq më afër jemi për t’i shkatërruar. Sipas fizikanit teorik Alexandër Berezin, çdo civilizim i aftë të eksplorojë përtej sistemit të tij diellor duhet të jetë në një rrugë të rritjes dhe zgjerimit të pakufizuar. Dhe siç e dimë në Tokë, se zgjerimi shpesh vjen në kurriz të organizmave më të vegjël. Berezin tha se ky mentalitet me siguri nuk do të përfundonte kur përfundimisht të takohemi me alienët.

Alienët nuk mundeshin të evoluojnë shpejt dhe vdiqën

Universi mund të jetë duke u mbushur me planetë mikpritës, por nuk ka asnjë garanci që ata do të qëndrojnë në atë mënyrë. Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti Kombëtar të Australisë nëse alienët shpresojnë të evoluojnë dhe të lulëzojnë në një botë të tillë, atëherë kjo do merrte qindra miliona vite.

Përfundimtarja: Ne jemi alienët

Nëse sot dolët nga shtëpia juaj keni parë një njeri të huaj. Fqinjët, njerëzit në rrugë, postierin, të gjithë të huaj.

Kjo është hipoteza e panspermisë. Me pak fjalë, hipoteza thotë se pjesa më e madhe jetës që ne shohim sot në Tokë nuk e ka origjinën këtu, por ishte ”mbjell” miliona vjet më parë nga meteorët që bartnin baktere nga botët e tjera.

Por për fat të keq nuk ka asnjë provë të vërtetë për të mbështetur këtë hipotezë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *