Korònavirusi dhe sèmundja që shkakton ky virus, Còvid-19, në fillim të përhapjes, ka prekur kryesisht personat më të moshuar, ata me shëndet më të dobët dhe grupet e pakicave etike. Sidoqoftë, shkencëtarët kanë frikë se të rinjtë, që po e shijojnë verën janë në radhë – ashtu siç kishte ndodhur edhe me pándeminë e Grípit Spanjoll më 1918.
“Ajo që kemi parë më 1918 ishte një ndryshim i vírusit. Vala e dytë ishte më ndryshe nga vala e parë dhe preku një grup tjetër njerëzish, kryesisht të rinjtë”, tha për Radio BBC 4, profesori Roger Kirby, president i Shoqërisë Mbretërore të Mjekèsisë.
Mjeku, Hans Kluge, drejtor për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), gjithashtu paralajmëroi se janë duke marrë raporte nga autoritetet civile dhe shëndetësore, se ka një numër më të lartë të infèktimeve të reja te të rinjtë e moshës 20 deri në 35 vjet. Kluge tha se ai ka dy vajza dhe se e kupton që të rinjtë “nuk duan të humbasin verën”.
“Por, ata janë përgjegjës për veten e tyre, prindërit e tyre, gjyshërit dhe komunitetin dhe ne e dimë sesi të sillemi mirë dhe shëndetshëm, pra t’i përdorim ato njohuri”.á
Efektet afatgjate shèndetësore
Pandemia e Gripit Spanjoll shpërtheu në mars të vitit 1918 dhe preku kryesisht të moshuarit dhe të sèmurët gjatë Lùftës së Parë Botërore. Deri në gusht të 1918-ës, kishte shpresë se pándemia do të përfundonte, por vdèkja mbizotëroi përsëri nga shtatori deri në nëntor. Vírusi pësoi ndryshime dhe preku të rinjtë, njerëz të shèndetshëm.
Ekspertët kanë fríkë se Còvid-19 mund të kalojë nëpër një lakore “W”, ngjashëm siç ndodhi me Gripin Spanjoll, që është pándemia më vdèkjeprurëse në histori, duke prekur rreth 500 milionë njerëz dhe duke marrë jetën, sipas disa vlerësimeve, ndërmjet 17 deri në 50 milionë njerëzve në mbarë botën. Grípi Spanjoll, në fillim ka pasur lakoren “U”, me një numër të madh të vdèkjeve në mesin e një popullate shumë të vjetër dhe shumë të re. Më pas, lakorja u bë “W”, duke prekur edhe njerëzit e shëndetshëm të moshave 25-35 vjeçare.
“Tashmë e kemi thënë dhe do ta themi përsëri: të rinjtë nuk janë të pamposhtur. Të rinjtë mund të infèktohen, të rinjtë mund të vdèsin dhe të rinjtë mund ta transmetojnë vírusin te të tjerët”, paralajmëroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas fjalimit të kolegut të tij Kluge, raportoi Euronews.
Zyrtarët gjermanë dhe francezë thanë se të rinjtë më pak praktikojnë distancën fizike dhe kanë më shumë kontakte si dhe janë më pak të shqetësuar për mundësinë e infèktimit, gjë që është e gabuar. Të dhënat e mbledhura deri më tani sugjerojnë se rrèziku i zhvillimit të sèmundjes së rèndë ose fátale nga korònavirusi, rritet në mënyrë dramatike me moshën.
Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e vdèkshmërisë në muajin prill, për moshat 25 deri 29-vjeçare ishte 7,7 në 100,000 njerëz, krahasuar me 4,249 vdèkje në 100,000 njerëz, të moshës 80 deri në 84 vjet.
OBSH paralajmëroi të enjten, më 30 korrik, se edhe një infèksion i butë me Còvid-19 mund të rezultojë në pasoja shëndetësore afatgjate. Mjekja Maria van Kerkhove, udhëheqëse teknike në OBSH për Còvid-19, tha se lodhja èkstreme, gulçimi dhe vështirësia për t’u rikthyer në aktivitetet normale, janë disa nga efektet afatgjate që njerëzit kanë pasur, pasi kanë kaluar një infèksion të butë të korònavirusit.
Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit për emergjenca të OBSH-së, gjithashtu citoi prova të ndryshimeve të inflamacioneve të zgjatura në sistemin kardiovaskular të pacientëve.
Ai theksoi se ende dihet pak për implikimet afatgjate të virùsit. Megjithatë, si Ryan ashtu dhe van Kerkhove u bënë thirrje njerëzve që të mbajnë maska, të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin vendet e mbushura me njerëz. Ndërkaq, sa i përket klubeve të natës, që të dy thanë se vendet e tilla i shohin si nxitës të transmetimit të virùsit.
Nga 8 mijë në 17 milionë
Kanë kaluar gjashtë muaj prej kur OBSH-ja e shpalli korònavirusin e ri emergjencë globale shëndetësore – álarmi më i lartë i mundshëm sipas ligjit ndërkombëtar – dhe ende numri i rasteve të reja po rritet. Kur u shpall pándemia, ishin rreth 8,000 të infèktuar dhe 170 të vdèkur.
Deri në fund të korrikut, janë regjistruar më shumë se 17 milionë të infektuar dhe rreth 668,000 vdèkje, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins dhe numri i përgjithshëm i të infèktuarve është dyfishuar në gjashtë javët e fundit.
Në dy javët e fundit, rritja më e madhe e numrit të të infektuarve është regjistruar në Luksemburg, Spanjë, Portugali, Kroaci, Rumani, Belgjikë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, por edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor./ REL