Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përgjaket Tirana/ Përplaset një i mitur 9 vjeçar, e lënduar edhe pasagjerja në një taksi, arrestohen 2 persona

2 aksidente janë raportuar të kenë ndodhur gjatë ditës së enjte në Tiranë.

Është arrestuar shtetasi F.V 23 vjeç pasi ka përplasur një të mitur 9 vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë. Aktualisht 9 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shtetasi F.Rr, 29 vjeç është vënë në pranga pasi u largua nga vendngjarja ku u përplas me një taksi. Si pasojë e përplasjes mbeti e plagosur pasagjerja E.A e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotë

Janë arrestuar:

F. V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

F. Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.