Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Përgatituni për një situatë të vështirë”, Kim Jong Un parlajmëron koreanët për krizë urie vdekjeprurëse

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u bëri thirrje qytetarëve të tij që të përgatiten për një krizë “të vështirë”.

Deklarata vjen pas paralajmërimeve të grupeve për të drejtat e njeriut se Koreja e Veriut përballet me mungesa të mëdha ushqimesh dhe paqëndrueshmëri ekonomike.

Duke folur në një konferencë të partisë, Kim e krahasoi situatën me një uri famëkeqe vdekjeprurëse, në vitet 1990.

Koreja e Veriut i ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kjo ka bërë që edhe tregtia e saj me Kinën të ngecë.

Koreja e Veriut po ashtu përballet me sanksione ekonomike ndërkombëtare, për shkak të programit të saj bërthamor.

Në një pranim të rrallë të vështirësive, Kim përmendi “Marsin e Mundishmëm”.

Zyrtarët verikoreanë e përdorin këtë term për t’iu referuar urisë shkatërruese në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e ka lënë Korenë e Veriut pa ndihmë thelbësore.

Rreth 3 milionë njerëz vlerësohet të kenë vdekur gjatë asaj periudhe.

Muajin e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana, ka thënë se “kriza e rëndë ushqimore” tashmë ka shkaktuar uri dhe kequshqyerje në vendin komunist.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 13,104 Votes)
  • PS (28%, 6,665 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,136 Votes)
  • LSI (5%, 1,181 Votes)
  • Të tjera (4%, 985 Votes)

Total Voters: 24,071

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.