Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zonën e Korçës, Ervin Salianji ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax Neës, ku ka folur për problematikat e zonës ku kandidon ai, për përplasjet me kundërshtarët, si dhe për çështjen e famshme “Babale”.
Ndër problematikat kryesore të qarkut ku ai kandidon, Salianji ka përmendur mungesën e investimeve që ka çuar në largimin e shumë të rinjve. Ai shton se është investuar vetëm për fasadë, ndërkohë që perfieria është braktisur totalisht.
Për sa i përket përplasjeve në distancë me kundërshtarët socialist, Salianji u shpreh se kryeministrit Rama i ka rrëshqitur jo vetëm situata por edhe truri.
Salianji u pyet dhe për çështjen “Babale” dhe për kandidimin e tij, duke theksuar se kandidimi i tij është regjistruar nga KQZ dhe nuk ka asnjë arsye që të pengohet kjo. Kandidati i zonës së Korçës nuk la pa thumbuar mazhorancën për çështjen Babale, teksa u shpreh se PS-ja e respektoi mirë Fatmir Xhafajn, duke e renditur në vend të pasigurtë në listat e Tiranës.
Intervista:
Problematikat në Korçë?
Salianji: Është një person që është përfaqësues i rilindjes, ai administron të gjitha burimet natyrore. Ai fut të gjithë familjet në punë dhe të gjitha tenderat kalojnë në një dorë. Problematikë braktiosja komplete e periferisë. Ka një papunësi ekstreme dhe lënia në mëshirë të fatit të gjithë Korçës, përveç disa makiazheve.Varfëria mbizotëron dhe pak të rinj kanë mbetur, sepse janë larguar të pashpresë. Ka lëvizje gjallëri, ka bashkim të gjithë demokratëve, si dhe të gjithë qytetarëve me apo pa parti për tu bërë bashkë me PD dhe për të larguar këtë klikë.
Përplasjet në distancë?
Salianji: Është padiskutim tregues që i ka rrëshkitur situata në terren, por dhe pjesa e sipërme e kokës dhe trurit. Ai në pleqërinë e vet do të vazhdojë me rrjedhjen, ndërsa ne do të vazhdojmë me takimet me qytetarët për të shpalosur programin. Në politikë nuk zgjidhen ata që shajnë , por ata që ofrojnë zgjidhje dhe kanë përgjegjësi në zbatimin e detyrave që i caktohen nga qytetarët.
Takimet me shumë qytetarë?
Salianji: Takimet janë të ligjshme, brenda të gjitha parametrave. Qytetarët në të gjithë Republikën jetojnë sipas mënyrës së vet, pavarësisht presionit nga qeveria. Ne bëjmë maksimumin ta respektojmë dhe të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Përhapësi më i madh i Covid janë zyrat e shtetit ku qytetarët rrinë në radhë të gjata për të marrë shërbimet. Më vjen keq kur shoh se pakënaqësia është në kulm dhe dëshira është për të takuar qytetarët. Pakënaqësi e madhe e qytetarëve të Korçës ndaj qeverisë.
Babale?
Salianji: Ajo është një nga betejat më të rëndësishme. Duket qartë se edhe PS-ja e ka respektuar Xhafën dhe e ka vendosur në fund të listës. Ne nuk kemi pasur përballje personale, por përballje me mafian. Ne nuk na ka ndalur asgjë për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Ne nuk na pengon asgjë, as përballja me ata në pushtet. Nuk ka asnjë problematike. Te gjithe gjyqtaret e ceshtjes jane larguar nga vendimi.Unë jam regjistruar zyrtarisht ne KQZ, dhe nuk ka asgjë që na ndal për fitoren në 25 prill.
(E.H./Faxweb.al)