Sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, ku nga oborri i selisë së PD-së, Lulzim Basha deklaroi jemi i vetmi vend në Ballkan ku vota blihet dhe vidhet, duke theksuar se themeli i demokracisë është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Basha artikuloi për herë të parë fjalët “do të ketë dialog me socialistët”, kur theksoi se kjo vjen pas largimit të Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
“Shembja e banesave të qytetarëve, ikja masive e të rinjve, shpërthimi i studentëve, problemet e fermerëve, vështirësitë e pensionistëve janë pasojat e vjedhjes së votave. Beteja është për çdo shqiptarë, për të djathtë e të majtë. Misioni ynë është të çlirojmë vendin nga krimi dhe korrupsioni, dhe duke bërë këtë krijojmë kushtet për lirinë dhe barazinë para ligjit. Çdo kush e ka kuptuar se me Edi Ramën nuk vazdhohet më, ndaj kusht është largimi i tij dhe nisja e dialogut me Partinë Socialiste. Në bashkëpunim me të gjithë grupet e interesit do të shpalosim propozimet tona për mandatin e Qeverisë Tranzitore”, tha Basha.
“Misioni ynë është i qartë, Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenien. T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme” deklaroi kryedemokrati duke komentuar qëndrimin e opozitë pë zgjedhjet e qershorit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)