AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Përfundon mandatin në krye të KE, diplomatët përshëndeten me Jean-Claude Junckerin: Do të na mungojnë puthjet e tij

Në ditën e fundit të punës, komisari i Britanisë së Madhe pranë Bashkimit Evropian, Julian King, ka deklaruar se do t’i mungojnë puthjet e shefit të tij Jean-Claude Juncker.

“Do të më mungojnë puthjet e ngrohta të shefit tim”, tha King i rrethuar nga kutitë e kartonit dhe jastëkët që e prisnin t’i paketojë.

Duke marrë parasysh faktin që Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar të vitit të ardhshëm, Londra ka refuzuar të emërojë përfaqësuesin e saj në përbërjen e re të Komisionit Evropian, që gjatë kësaj jave do të jetë e funksionalizuar plotësisht nën udhëheqjen e gjermanes Ursula von Der Leyen.

“Kur anëtarët e rinj të komisionit të mblidhen gjatë javës së ardhme, do të jenë pa komisionerin britanik dhe atë për herë të parë pas një kohe shumë të gjatë”, tha King, duke shtuar se ai ka qenë i fundit nga 15 komisionerët që kur Britania i ishte bashkuar asokohe Komunitetit Ekonomik Evropian në vitin 1973,.

Juncker është i njohur puthjet që ua dhuron në faqe kolegëve dhe liderëve botëror, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump.

Juncker, një politikan nga Luksemburgu dhe njëherësh president për një kohë të gjatë i Komisionit Evropian, ishte i njohur për sjelljet e tij unike dhe me një shpirt të lirë dhe që i pëlqente t’i puthte kolegët e tij.

Nuk përjashtohen as rastet kur ai shfaqej i dehur në takime zyrtare, por që i justifikonte me një sëmundje që e kishte prekur.

Tashmë shumë kolegë dhe liderë botëror i kanë dërguar letër duke i uruar fat dhe shëndet në jetë, pasi ishte një nga politikanët që qëndroi më së gjati në krye të Komisionit Evropian.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *