Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Përfshihet nga flakët mjeti trailer në Vlorë, ishte parkuar pranë banesës së një 34-vjeçari

Një mjet trajler është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Tragjas të Vlorës, duke bërë që të digjet pjesërisht. Mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet A.D, 34-vjeç, banues në Tragjas, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet nëse kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.

“Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht traileri i markës “Man”,  në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës lidhur me rastin.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *