Kreu i Kadastrës Artan Lame gjatë një deklarate për mediat ka bërë me dije se ka nisur procesi i regjistrimit për pronat në jug. Lame bëri me dije se nga procesi do të përfitojnë 8000 banorë.
Lame tha se procesi do të zgjasë disa muaj dhe në bregdetin e jugut do të krijohet mundësia për investime të ligjashme.
“Fillon procesi i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut. Është një operacion i madh kadastral. Ky proces do të trajtojë 16500 prona private. Procesi do të trajtojë edhe 5200 prona shtetërore. Nga ky proces do të përiftojnë 8 mijë banorë”, u shpreh kreu i Kadastrës.