Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetShowBizTe Gjitha

“Përdorin imazhin tonë për të tërhequr fansat”, revoltohet Florjan Binaj: Mashtrim shumë i shëmtuar, nuk do jemi aty

Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, i cili tërhqe gjithmonë me batutat e humorin e tij, këtë herë duket se është revoltuar keq dhe me të drejtë. Gjithçka, ai e ka sqaruar në një njoftim për ndjekësit në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një event që flitet se do të organizohet, ku mes të tjerësh do të jenë të ftuar Florjan Binaj dhe kolegu i tij. Lajm që është një mashtrim, për të cilin aktori sqaron fansat se nuk do të jenë aspak të pranishëm. Është e gjitha një stisje për të tërhequr më shumë fansa.

“Të dashur miq dhe mikesha.Këto ditë nëpër Tiranë ka dalë ky posteri ku thuhet se në dt 3 Qershor tek ky aktiviteti do jenë dhe 2 policat e Portokallisë… NUK ËSHTË E VËRTETË!!! As unë, as Geni nuk do jemi dhe është turp dhe një mashtrim shumë i shëmtuar që këta “organizatorë” përdorin imazhin tonë për të tërhequr fansat që do vijnë për të na parë dhe ne s’do jemi… E përsëris, NUK JEMI, MOS U GËNJENI!”, shkruan aktori.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *