Policia e Sarandës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 31 vjeçar që akuzohet për përdhunimin e një 16 vjeçareje, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë.
I riu u kallëzua penalisht nga një 16-vjeçare, e cila iu tha autoriteteve se 31-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.
Policia e Sarandës ka arrestuar gjithashtu një tjetër shtetas të shpallur në kërkim nga Saranda. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.A., 42 vjecc, që rezulton i dënuar me 8 muaj burg për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
“Sarandë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit turk E. A., 42 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi për shtetasin në kërkim E. S., 31 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në datën 01.04.2021, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,” thuhet në njoftimin e policisë.
Dy ditë më parë, një 16 vjeçare u paraqit në komisariatin e Policisë dhe denoncoi 31 vjeçarin në fjalë se ka kryer marrëdhënie seksulae me të kundër dëshirës së saj.
(E.H/Faxweb.al)