Sot në emisionin “Arbitrazh” nga Deni Turhani dhe avokatja Margarita Kola në Faxnews u trajtua rasti i 27-vjeçares Ermira Çela, e cila iu drejtua klinikës “KEIT” për një ndërhyrje në hundë, që nuk shkoi sipas parashikimeve.
Pas operacionit, hunda e saj u deformua dhe duke i shkaktuar probleme edhe me frymëmarrjen. Sakaq ajo denoncoi edhe neglizhencën e kësaj klinike pas operacionit, ku me kirurgun ka folur vetëm pas 4 muajve ndërsa mjekja që i kishin caktuar nuk i përgjigjej në telefon.
Ndërkohë për të diskutuar për rastin e rëndë, të ftuar kanë qenë mjeku Shkëlqim Ahmetaj, psikologia Lorela Garuli dhe avokatja Gentiana Qëndro.
Avokatja Gentiana Qëndro tha se kjo neglizhencë përbën një vepër penale, ndërkohë psikologia Garuli tha se ky dëmtim ndaj pacientes ndikon te mungesa e besimit te mjekësia.
Nderkohe mjeku, ka thene se ne kete ras ka munguar komunikimi me mjekun dhe shtoi se klinika duhet te marre persiper pergjegjesite.
Mjeku: Jemi në situatën kur pacienti me shumë të drejtë kërkon të rivendoset në trajtim shëndetësor për pasojat që janë shkaktuar. Komunikimi me mjekun është i munguar, koha me mjekun është shumë e shkurtër.
Ka qenë detyrim edhe kontraktual, që pacientja të komunikoj me mjekun kurues, të drejtpërdrejtë. Në cdo etapë vajza duhet të ishte e mirë informuar për menyrën e trajtimit dhe nëse do gjendeshim si sot, klinika duhet t’ia kishte qartësuar të githa detyrimet. Ajo ndodhet përballë pasojave serioze, jo vetëm me estetikën, por ka kaluar përtej, pra ka prekur edhe funksionin e organit.
Margarita Kola: Cfarë parashikon legjislacioni në këto raste?
Avokatja: Neglizhenca në mjekim apo kurim përben vepër penale, përfshihet në kodin penal. Aq më shumë kur neglizhenca e mjekut ka sjell pasoja për pacienten, asaj i ka ndryshuar edhe cilësia e jetës. Ajo u ndodh edhe e genjyer, e mashtruar. Sepse eshtë paraqitur një mjek dhe e operoi një mjek tjetër. Kjo përbën vepër penale, ka sjell dëme për pacienten, i ka ndryshuar jetesa.
Margarita Kola: Cfarë lloj dëmi në fushën emocionale?
Psikologia: Rasti është i komplikuar. Bëhet fjalë për një tipar të dallueshëm, estetikisht është shumë josimetrike, kjo nuk e ndihmon, fare. Ndjenjat e zonjës lidhen me zhgënjim, me zemërim, me mungesën e besimit te mjekësia dhe shumë siklete që lidhen me vetë imazhin, kanë krijuar një lloj sikleti. Duket sikur është trajtuar me nxitim, sikur është bërë për të kaluar radhën.