Mbrojtësi i Gjermanisë Antonio Rudiger është kapur teksa ka tentuar të kafshojë yllin e Francës Paul Pogba gjatë ndeshjes së djeshme në Euro 2020.
Në pamjet mjaft të çuditshme, Rudiger u kap në kamera duke lëvizur kokën pas shpinës së Paul Pogba, megjithatë kafshimi i tij ka qenë i lehtë. Pogba ka lëshuar një klithmë pas këtij veprimi dhe është ankuar tek arbitri.
Pas ndeshjes, mesfushori i Manchester United, Pogba, këmbënguli se nuk dëshiron ta shohë Rudiger të ndëshkuar për kafshimin. Kujtojmë se pas Suarez, Rudiger është i dyti që tenton të kafshojë një futbollist në një kompeticion të rëndësishëm.
Sulmuesi i Atleticos, kafshoi Chiellinin, pas një dyluftimi në zonë, në Botërorin e 2014, në ndeshjen mes Uruguayit dhe Italisë.