AktualitetFlashKryesoreSportTe FunditTe Gjitha

“Për pjesën tjetër ashensorët funksiononin, por…” ish-futbollisti i Kombëtares tregon pse u lanë jashtë stadiumit tetraplegjikët

Të ftuar në emisionin sportive “Dribling” me gazetarin Maks Tashinë Fax News, ish-futbollist i ekipit shqiptar Salvador Kaçaj dhe gazetari Ervin Baka kanë folur për ecurinë e Kombëtares shqiptare.

Kaçaj është shprehur se fusha e stadiumit të ri nuk është e gatshme për të luajtur. Ish-futbollisti tha se do ishte më interesante ruajta e fasadës së tribunës së vjetër.

Ndërsa gazetari Ervin Bako tha se ka ardhur koha të kemi një trajner shqiptar. Gjithashtu, të ftuarit në studio, folën edhe për kontratën  e trajnerit Reja. Kaçja thotë se ka zëra se është rinovuar kontrata, ndërsa Bako tha se nuk është rinovuar.

Salvador Kaçja: “Fusha e stadiumit të ri, nuk e gatshme për të luajtur. Ajo që është interesante për mua është ruajtja e fasadës së tribunës së vjetër. Reja solli ndryshim, por ka dalë në pension dhe duhet të shkojë në shtëpi. Reja tha se i duhej më shumë ditë, por ky nuk është justifikim. Ndërsa De Biassi kishte bërë ekip solid, dha frytet e veta.”

Ervin Bako: “Mendoj se ka ardhur koha të kemi një trajner shqiptar, nuk kemi pse të marr të huaj. Pse duhet të paguajmë një të huaj, kur mund të paguajmë një shqiptar. Nuk e them për racizëm, pasi unë vetë kam punuar në Greqi. Nuk duhet që futbolli të politizohet.

Pyetje: Për kontratën e trajnerit Reja, çfarë mendoni a do të rinovohet?

Salvador Kaçja: Ka zëra që thonë është rinovuar kontrata.

Ervin Bako: Mendoj se nuk është rinovuar dhe them se do kalojmë tek një trajner shqiptar.

Ish-futbollisti Salvatore Kaçja është ndaluar edhe tek një foto e publikuar nga FaxNews mbrëmjen e djeshme, ku shiheshin para dhe tetraplegjikë jashtë stadiumin. Kaçaj tha se nuk funksiononin ashensorët për këta qytetarë.

“Një nga tifozët invalid më ka konfirmuar se nuk funksionin ashensorët, por ajo çfarë mua rezulton është se ashensorët pranë gazetarëve dhe politikanëve funksiononin. Për mua është një turp i madh të lihen këta qytetarë jashtë. Kjo tregon se sa mbrapa bote jemi ne.”

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *