Këngëtarja Dafina Zeqiri ka festuar të mërkurën ditëlindjen e saj të 32-të, me rastin e së cilës ka postuar edhe disa foto provokuese në rrjetet sociale, ku në sy bie dekolteja, që ajo e ka veshur pa u shqetësuar për komentet negative apo pozitive që mund të marrë.
Në postimin e saj, Zeqiri ka zbuluar edhe vitet që ka mbi shpatulla, ndryshe nga shumë këngëtare të tjera në Kosovë, të cilat nuk tregojnë moshën e tyre, duke lënë të kuptohet se ajo nuk e ka këtë problem.
Këngëtarja kosovare, e cila ka qenë më aktivja gjatë ditëve të Pandemisë duke lançuar këngë të reja, një gjë të cilën ajo po e vazhdon, ka ndarë me të gjithë një fotosesion që duket se e ka bërë enkas për ditëlindjen e saj.
“Ja si duket 32 vjeçarja”, ka shkruar ajo poshtë këtyre fotografive.