AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Për këdo që do të ndezi flakë në Kopshtin Botanik”, Erion Veliaj: Ju jap fjalën e burrit se do të jetë kryevepër

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur gjatë një aktiviteti në njësinë 5 edhe për debatin që është hapur për Kopshtin Botanik, për të cilin tha se është kthyer në një kazan plehrash dhe se investimi i ri do ta shndërrojë në një atraksion të vizitueshëm për qytetarët dhe të përshtatshëm për studimet.

Veliaj tha se jepte “fjalën e burrit” për të gjithë ata që janë kundër këtij projekti, se do të zhgënjehen, ndërsa shton se paraprakisht kanë rënë dakort në fillim me drejtuesit e FSHN, por që sipas tij u nxitën politikisht të kundërshtojnë.

“Investimet do të shtrihen edhe në Kopshtin Botanik dhe në Kopshtin Zoologjik që janë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Thonë disa se duan të bëjnë kulla, por hidhini një sy se si është zabtuar sot. Garantojmë se të njëjtën frymë organizimi që kemi ndjekur në kryeqytet do ta ketë edhe në Kopshtin Botanik. Kopshti Zoologjik i sillte Tiranës pa investim vetëm 15 milionë lekë, dhe dilnin për të mbuluar shpenzimet e veta. Ndërsa vitin e fundit ka sjellë vetëm 150 mijë lekë të vjetra, as gjysmën e rrogës së një roje që nuk shërbejnë asgjë.

Për Spiron, dekanin dhe të tjerë, ne u themi se jemi me ju, që ju të bëni edhe shkencë, por edhe që qyteti ta shijojë. Ne duam ta kthejmë në një pasuri që është kthyer në një kazan plehrash. Ne duam ta kthejmë në diçka që shijohet nga qytetarët. Kur nakatoset politika me investimet, e merr ferra uratën, s’bëhet ajo punë. E njëjta gjë ndodhi. Ne u ulëm dhe i pyetëm si duhet gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë. U kënaqëm, u përqafuam, sa dha urdhër partia që duhet të sabotojmë u ngritën. Për këdo që do të ndezi flakë në kopshtin Botanik, ju jap fjalën e burrit se do të zhgënjeheni siç jeni zhgënjyer me punët e tjera sepse do të jetë kryevepër”, tha Veliaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *