Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me një ekspert financash më pak. Sherefedin Shehu, ish-deputet i kësaj partie, dhe ish-zv.ministër i Financave ka filluar një punë të re në Irak.
Sipas informacioneve të fundit, Sherefedin Shehu ka marrë detyrën e ekspertit financiar të UNDP në Irak.
Profesor me një ekspertizë të thellë në menaxhimin financiar, për buxhetin shtetëror dhe lokal, me profil zhvillimin ekonomik, do të japë ekspertizën e vet larg Shqipërisë.
Sipas të dhënave, puna e re do të zgjasë plot 14 muaj, në Bagdat dhe Erbil, ndërkohë që prej javësh në Shqipëri, është ndjerë mungesa e tij, sidmos me dhënien e ekspertizës dhe në mediat e ndryshme kombëtare ose jo.