22:07 | 17/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD reagon për aferën e inceneratorëve: Nuk heqim dorë derisa SPAK të hetojë hajdutët e vërtetë të vjedhjes së shekullit

12:37 | 06/08/2022
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD reagon për aferën e inceneratorëve: Nuk heqim dorë derisa SPAK të hetojë hajdutët e vërtetë të vjedhjes së shekullit

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një deklaratë për mediet, përmes së cilës kërkon që SPKA të hetojë aferën korruptive të inceneratorëve.

Teksa parashtron pesë pyetje për qeverinë, Këlliçi kërkon që SPAK të zbardhë se ku kanë shkuar 436 mijë euro, të vjedhura sipas tij nga qytetarët shqiptarë.

Deklarata e plotë e Këlliçit

U drejtohem televizioneve shqiptare, gazetave e portaleve, ju media e gazetarë. A mundet njëri nga ju, për hir të së drejtës së informimit, t’i tregojë shqiptarëve pamjet e inceneratorit të Tiranës? Ku është? Kush e ka parë? Si duket? Na e tregoni si duket një incenerator.
Nuk mundeni sepse nuk ekziston. Mbetjet e Tiranës futen në landfillin e Sharrës. Aty ku janë futur edhe më parë. I vetmi ndryshim është se fatura shqiptarëve u shkon për incenerim.

Qytetarët e Tiranës sot paguajnë 80 mijë dollarë në ditë, për pastrimin e qytetit dhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk ndodh.

Tani disa pyetje, mendoj krejt bazike, për SPAK-un:

1) Pas gjithë denoncimeve me fakte, data, emra dhe shifra, për një çështje që flitet në çdo mjedis, në parlament, nëpër kafene, në rrjete sociale dhe media, si ka mundësi që gumëzhin gjithë Shqipëria dhe vetëm ju nuk flisni?! Çfarë ju mban gojëmbyllur? Apo më mirë t’ju pyes, kush e ka fuqinë t’ju mbajë gojëmbyllur?

2) Përse nuk thërritet Erion Veliaj për dokumentin e firmosur në mars të vitit 2017, atëherë kur me firmën e tij ndryshoi fatin e kontratës për inceneratorin e Tiranës? Përse ky trajtim i veçantë për Veliajn?

3) Po Arben Ahmetaj përse nuk trajtohet nga drejtësia? Përse nuk e hetoni? Ka ndonjë status të veçantë?

4) Përse qeveria vijon të disbursojë qindra mijëra euro për pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim?

5) Përse Mirel Mërtiri nuk shpallet person në kërkim ndërkombëtar, njëlloj si miqtë e tij si Zoto e Gugallja?

Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por të vështira për drejtësinë e dorëzuar.

Ne kemi një përfundim për të gjitha këto pyetje: ndodh kështu SEPSE ATA (dmth Rama-Veliaj-Ahmetaj-Balluku-Zoto-Mertiri-Gugallja) I NDAJNE PARATE SE BASHKU.

Të dashur shqiptarë, ju si mendoni?

Pas

“Punonjësit e shtetit vrasin fëmijët”/ PD e Elbasanit reagon për ngjarjen tragjike në plazhin e Himarës: Shqipëria është vend i pasigurt!

Para

Kontrollet e policisë gjatë natës në Tiranë, shikoni çfarë ‘kapi’ droni edukues dhe makina inteligjente (VIDEO)

Para
Kontrollet e policisë gjatë natës në Tiranë, shikoni çfarë ‘kapi’ droni edukues dhe makina inteligjente (VIDEO)

Kontrollet e policisë gjatë natës në Tiranë, shikoni çfarë ‘kapi’ droni edukues dhe makina inteligjente (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fax News LIVE







Të Fundit

LAJM I FUNDIT/ “Tronditet” Elbasani! Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit, dyshohet se…

Kishte lexuar vetëm 2 faqe nga “Vargjet Satanike”, fjalët e para të 24-vjeçarit që sulmoi shkrimtarin Salman Rushdie: Jam i habitur që mbijetoi

Porositi kanabis anglez me postë, policia ‘kap mat’ 16 vjeçarin durrsak sapo mori pakot

Adrola Dushi bën postimin e papritur: Shumë net pa gjumë, traumat më lanë të…

Grabiti argjendarinë në Lezhë dhe ia mbathi me motor, policia identifikon autorin 17-vjeçar

Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Vendimi për targat dhe dokumentet nuk shtyhet, zbatohet nga 1 shtatori

“Shqiptarët po vidhen papushim”/ Meta ‘paralajmëron’ protesta të fuqishme: Populli do të ngrihet!

Nga lulet te kërcënimet! 27-vjeçari kthehet në ‘makthin’ e të resë nga Tirana: Bën presion pse e lashë, hapi 15 profile…

Shpërthim i fuqishëm në një xhami, nuk dihet numri i saktë i viktimave

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, Escobar: Po shpresojmë për bisedime të mira!

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.