AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

PD i nxorri dokumentin se është arrestuar, reagon me urgjencë Valdrin Pjetri: Po pres…

Kryebashkiaku i ri i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike se është arrestuar dhe dëbuar nga Italia për trafik droge.

Në një shkrim në rrjetet sociale Pjetri shkruan se e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD-së.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane.”- shkruan Pjetri.

Ditën e sotme sekretari i Përgjithshem i PD, Gazmend Bardhi publikoi sot “prova autentike për dënimin në Itali, Firence të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër”.

“Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences nga të cilat rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.

Në 28 janar 2003 përpara gjykatës Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin tij të menjëhershëm.

Ai është dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrevëshjes së nënshkruar te bashkepunimit, gjykata ka urdhëruar pezullmin e dënimit.

Më 3 shkurt 2003, Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, tha Bardhi qe nxorri edhe dokumentet italiane”, u shpreh Bardhi.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *