Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak në Gjirokastër është shkarkuar kryetari i këshillit bashkiak Roland Karalliu.
Ky i fundit është aktualisht dhe Drejtori i spitalit i komanduar në qytetin e Gjirokastrës dhe përfaqësonte votuesit socialistë.
Në vendin e tij është vendosur Mimoza Çomo, e cila ishte anëtare nga PD. Në këtë mënyrë shihet qartë se votat e anëtarëve të LSI-së janë bashkuar me PD-në.
Po ashtu konfirmohet fakti se bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së në pushtetin qendror po shtrihet dhe në pushtetin lokal.
Kjo taktikë është ndjekur edhe në disa bashki të tjera të vendit, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Tiranën.
(E.K/FAXWEB)