Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

PD denoncon: Administrata ofron 200 euro në këmbim të votës, kryebashkiakët e Maliqit dhe Korçës po ofrojnë punësime

Partia Demokratike përmes Ervin Salianjit denoncon përfshirjen në fushatë të punonjësve të Administratës Shtetërore që u përkasin partive të tjera politike. Sipas PD-së, këta punonjës ofrojnë 200 euro kundrejt votës.

Konkretisht, Partia Demokratike denoncon kryetarët e Bashkisë së Maliqit dhe Korçës që punësojnë në këmbim të votës.

Ajo thekson se të gjitha këto materiale do të vendosen në dispozicion të Task-Forcës.

Deklaratë e Ervin Salianjit:

Jam ketu per te denoncuar abuzimet qe po behen dhe per tu thene qytetareve se nuk do te lejojme shitjen dhe blerjen e votes. PD ka evidentuar nje liste me persona, punonjes te administrates nga partite e tjera politike, te perfshire ne fushaten elektorale dhe qe po ofrojne deri ne 200 euro kundrejt votes.

Se pari dua te denoncoj kryetaret e bashkive Maliq dhe Korçe qe po bejne punesime ne kembim te votes dhe do kerkojme auditimin per te pare respektimin e procedurave te punesimit.

Se dyti, do t’i vendosim ne dispozicion Task Forces listen e personave te cilet po tentojne blerjen e votes se bashku me prova dhe fotografi. Do garantojme cdo qytetar se nuk do te pranojme pazare me voten dhe nuk do lejojme shkeljen e ligjit per blerjen dhje shitjen e saj.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *