Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur mjaft i shqetësuar për patronazhistët ditën e sotme nga Presidenca, duke u shprehur se ata i vëzhgojnë edhe vajzën e vogël.
Presidenti ka zbardhur detaje të mëtejshme duke shpjeguar sesi ata i dërgojnë vajzës lajme të rreme sikur ai ka ngacmuar gruan e Damianit. Ai shton se vajza i ka shkuar në shtëpi duke i thënë babi të lutem mos pi më, duke qenë se çojnë patronaszhistë vajzës së tij që i thonë se Presidenti pi shumë.
Meta ndër të tjera u shpreh mjaft i zhgënjyer edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhen, i cili u denoncua nga biznesmeni Erion Mane për kërcënim ndaj tij.
“Ne do ta zgjidhim, por pas një orë e gjysëm te qendra e përpunimit të të dhënave në partinë shtet. Ky ka bërë postim Monikës, këtij atij. Fakti që ai zotëria, drejtori i shtetit i tregon këtij një postim. Kjo gjë çfarë ndodh. Fotografohet çdo postim i qytetarëve, shkon në një zyrë shtetërore, aty ky do të mbytet me gjoba, ose përndryshe do të përzihet nga Shqipëria dhe të vijnë ata nga bangladeshi. Do kërkoj hetimin e kësaj çështje, Është çështje shumë e rëndë. Jam shumë i zhgënjyer nga zoti Gonxhe. Ai në një studio më quajti horr përse kisha reagur që një punonjës policie dhunonte një anëtar të FRD-së. Të dashur sipërmarrës të Republikës së Shqipërisë, deri kur do të vazhdoni të jetoni në shanctazh dhe presion. 10 mijë fuksa janë shtuar në vitin e fundit. Nesër do të bëjmë padinë. Erionin që sot do t’i vë një nga shoqeruesit e mi të rrijë me të. Patronizhastitat duke më ditur pikat e dobëta, më ngacmojnë dhe vajzën e vogël, që e kam pikë të dobët. Pasra ca ditësh i kishin çuar një lajm që unë kisha ngaxcmuar gruan e Damianit dhe vjen më thotë babi mos pi më. Se i thonë që unë pi shumë. Marr Tedin urgjent. I them çfaë është kjo punë? I Çojnë gocës vazhdimisht patronazhistë, thoji babit të qetësohet, se pin shumë, të ruajë figurën e Presidentit”, deklaroi Meta.
(E.H/Faxweb.al)