Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Gjoba apo bllokime patentash, tani veprimet bëhen online/ Ja si veprohet

Drejtuesit e mjeteve, të konstatuar me shkelje gjatë qarkullimit rrugor, mund t’i paraqesin pretendimet apo dokumentacionin online, përmes portalit qeveritar ealbania.

Në këtë mënyrë do të shmangen rradhët pranë OASH në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.
Shërbimi elektronik “Kundërvajtje rrugore OASH” u mundëson kundërvajtësve, të cilët nuk dëshirojnë të paraqiten fizikisht pranë Organeve Administrative Shtetërore dhe kërkojnë që vendimi për kundërvajtjen e tyre të merret në mungesë si dhe informacioni të transmetohet në format dixhital elektronik nëpërmjet llogarisë së tyre në portalin e-albania.

Patrulla e Policisë rrugore konstaton kundërvajtjet rrugore, të cilat janë objekt i shqyrtimit nga ana e Organeve Administrative Shtetërore, që funksionojnë në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Kundërvajtësi mund të kërkojë duke shënuar në procesverbalin e konstatimit, që kjo kundërvajtje të shqyrtohet në mungesë duke kryer shënimin përkatës në procesverbal.

Sipas procedurave administrative të përshkruara në legjislacionin rrugor, brenda afateve ligjore kjo
kundërvajtje shqyrtohet dhe i dërgohet online në llogarinë e kundërvajtësit në portalin e-albania. Nëse kundërvajtësi kërkon që shqyrtimi në mungesë të kryhet, ai mund të njoftojë nëpërmjet portalit e-albania, OASH respektivem duke klikuar dhe duke ngarkuar edhe dokumente shtesë, të cilat i dërgohen të skanuara OASH-së respektive.

Brenda një afati të përcaktuar prioritarë, OASH merr vendimin sipas akteve dhe normave të sjelljes dhe vendimi bëhet i lexueshëm dhe i shkarkueshëm në llogarinë e kundërvajtësit.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *