AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pasojat e tërmetit, kush është deputeti që mori dëmshpërblim nga Bashkia e Tiranës

Në listën e rreth 500 personave për të cilët u miratua dëmshpërblim për pasojat e tërmetit është edhe Enver Roshi, deputet i opozitës së re në Parlament.

Roshi ka marrë mandatin e deputetit nga lista e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Familjet e prekura marrin një shumë që varion nga 4.000 deri në 1.290.000 lekë si kompensim për dëmin e shkaktuar nga lëkundjet sizmike. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 3 dhjetor nga Këshilli i Qarkut Tiran, shkruan Panorama.

Ndërkohë që po punohet lista e familjeve që mbështeten nga Bashkia e Tiranës pas fatkeqësisë natyrore të datës 26 nëntor në kryeqytet, Këshilli Bashkiak tashmë ka kopsitur listën e familjeve që përfitojnë para për të zhbërë dëmin e shkaktuar pas tërmetit të 21 shtatorit.

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *