Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Pasi i quajtën sabotatorë dhe ”grushtshtetas”, reagojnë kontrollorët ajrorë: E kemi me ligj të deklarojmë kur jemi të stresuar, s’ka klauzolë që mund të na çojë në gjyq

Teksa qeveria dhe ministrja Belinda Balluku i ka quajtur kontrollorët e Albcontroll sabotatorë dhe persona që po tentojnë të bëjnë grusht shteti, ka ardhur dhe reagimi i tyre.

Përmes avokatit Rezart Kthupi, ata shprehen se ajo që po ndodh nuk ëhstë një grevë, por një shprehje e paaftësisë së përkohshme për punë, duke qenë se e kanë detyrim ligjor që ta deklarojnë në rastet kur ndihen të stresuar në kryerjen e detyrës.

Kthupi tha se gjendja e stresit ndaj kontrollorëve është krijuar për shkak të pushimit nga puna të dy prej tyre, si dhe për shkak të uljes së pagës në mënyrë drastike që vijon prej Marsit të kaluar, mre pretekstin e pandemisë, në një kohë kur farë mirë kompania mund të merrte kredi për shlyerjen e detyrimeve të tyre.

Rezart Kthupi, avokat i kontrollorëve:

E kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë, është një detyrim ligjor, në kushtet kur kontrollorët ajrorë, ndihet të paaftë dhe të stresuar, ata liogjërisht duhet të japin dorëheqjen. E kemi thënë se pse ata nuk janë të qetë në punën e tyre, pasi dy prej punonjësve që shpallën paaftësinë e përkohshme, nisën procedurën e shkarkimit.

Nuk ka të bëjë vetëm me pagën. Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës, ata shkojnë në punë, por nuk bëjnë funksionin e tyre. Ata nuk e kanë braktisur vendin e tyre të punës, në rast se ata ndihen të paaftë për punë, është e shkruar në ligj që duhet ta deklarojnë atë. Është një detyrim ligjor që i njihet nga Kodi, nëse ata vazhdojnë punën në rast se janë të stresuar, parashikohet gjobë deri në 2 milionë lekë.

Ne nuk kërkojmë asnjë angazhim politik, janë dy kërrkesa që janë plotësisht të mundshme nga ana e qeverisë, nuk ka asnjë hapësirë ligjore që mund ti përballë kontrolloret me drejtësinë.

Kontrata e punës është një e drejtëm që nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme, Albcontroll mund të shkonte të merrte kredi dhe të shlyente detyrimet, kontratat janë prishur në mënyrë të njëanshme.

Thjesht na është shtuar stresi, ne kërkojmë respektimin e kontratës së punës. Largimi për periudha të gjatë kohore i kontrollorëve nga puna e tyre, do të sillte cënim të cilësisë së tyre, në garantimin e sigurisë ajrore.

(E.K/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.