Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor shtetasin me inicialet A.P., dhe është dënuar me 25-vite burgim për vrasjen e një të riu në Lipjan të Kosovës në nujë kazino.
Dënimi është përllogaritur duke konsideruar edhe kohën e kaluar në paraburgim nga dt.03.04.2019 e tutje dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 8.000 (tetëmijë) €, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë, pas hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi.
“Me datë 20.03.2019, rreth orës 18:26, në rrugën ‘Bajram Gashi’ në Lipjan, konkretisht në kazinon ‘Matrix’, i akuzuari A.P, me qëllim të përftimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme me përdorimin e forcës, kishte hyrë në kazino duke u sjellë në brendinë e saj përreth 12 minuta, pastaj ishte afruar tek banaku i kazinos dhe nga i dëmtuari tani i ndjeri F.A. kishte kërkuar fillimisht një pije dhe kur tani i ndjeri është kthyer për ta marrë pijen i pandehuri nga brezi kishte nxjerrë pistoletën dhe ia kishte drejtuar viktimës duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ia dorëzon kuletën me të holla dhe shtrihet në tokë për t’i dhënë edhe paratë tjera, pastaj i pandehuri A.P kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës me ç’ rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga viktima kishte marrë shumën e parave në vlerë prej 2700 € dhe ishin larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.