Këngëtarja me famë botërore, Adele prej kohësh ka qenë shumë e komentuar në media për ndryshimin e saj në pamje, duke humbur 45 kilogramë.
Këngëtarja së shpejti do të rikthehet edhe në ekran. Ajo do të drejtojë Saturday Night Live dhe është tejet e emocionuar. Lajmin e dha vetë Adele përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ku shkruante: “Edhe tre ditë kanë mbetur”!
Në promon e emisionit, këngëtarja shfaqet më elegante se kurrë, gati sa nuk njihet.