Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pas Toskës, betohet para presidentit Xheferllari, Meta: Kjo është vakanca e dytë e Presidentit

Pas betimit të Elsa Toskës, përpara presidentit është betuar edhe Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari. Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, z.Altina Xhoxhaj. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme,” njoftoi Presidenca.

Më herët u betua edhe Elsa Toska. Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close