AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas takimit me aleatët për krizën politike, ambasadori gjerman dhe delegacioni i CDU-CSU në zyrën e Bashës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf dhe përfaqësues të koalicionit qeverisës së Gjermani. Bashke me Zingraf, në zyrën e Bashes, do të jetë edhe një delegacion nga CDU-CSU.

Kreu i PD-së Basha më herët pati një takim me aleatët, pjesë e të cilit ishte edhe  David Philips, ish-këshilltar i disa presidentëve të SHBA-së dhe një aktivist i të drejtave të njeriut.

“Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan-propozim për reformën zgjedhore, ja kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marri ta zbatojë, ndryshe të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, deklaroi Basha pas takimit me aletaët.

Ndërkohë që gjatë takimit mendohet se është diskutuar për situatën politike dhe zgjedhjet si dhe nëntë kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë për hapjen e bisedimeve për negociatat me BE-në.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *