AktualitetFlashKosovaKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Pas takimit “kokë më kokë”/ Albin Kurti dhe Isa Mustafa dakordësohen për 12 ministri, ja kur do të nënshkruhet marrëveshja

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të nënshkruajnë të hënën marrëveshjen për bashkëqeverisje në Kosovë. Ata zhvilluan një takim pak më parë në godinën e Kuvendit të Kosovës për të folur për detajet e koalicionit bashkëqeverisës.

Ky takim ishte si pjesë e serive të takimeve që tashmë kanë filluar mes këtyre dy partive, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Pas përfundimit të takimit, Lëvizja Vetëvendosje shpërndau një njoftim për mediat, ku bëri me dije se Kurti dhe Mustafa janë dakordësuar për 12 ministri.

“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë.

Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *